Policia e Kosovës publikon planin operativ për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025

17.12.2025

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hartuar dhe ka filluar zbatimin e planit operativ policor për Zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025.

Policia e Kosovës publikon planin operativ për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025 Foto: Ilustrim

Sipas policisë, plani është hartuar bazuar në ligjet pozitive të vendit dhe autorizimet si institucion kyç për sigurinë publike. Ai parashikon angazhimin e një numri të mjaftueshëm të zyrtarëve policorë, kryesisht të rendit publik, por sipas nevojës mund të angazhohen edhe njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës.

Plani operativ për zgjedhjet përfshin katër faza:

  1. Periudha parazgjedhore – faza përgatitore dhe vlerësuese, tashmë e realizuar.
  2. Siguria gjatë fushatës zgjedhore – faza aktuale e zbatimit.
  3. Siguria në ditën e zgjedhjeve (dita Z) – garantimi i rendit dhe mbrojtja e procesit zgjedhor.
  4. Pas zgjedhjeve – transporti dhe sigurimi i materialit sensitiv deri në përfundimin e procesit zgjedhor.

Qëllimi kryesor i planit operativ, sipas Policisë, është krijimi i një klime të qetë dhe të sigurt për qytetarët, sigurimi i qendrave të votimit dhe depove komunale, si dhe transporti i sigurt i materialit zgjedhor. Po ashtu, Policia do të ndërmarrë masa ligjore ndaj çdo veprimi kundër të drejtës së votimit, në koordinim me Prokurorinë e Shtetit.

Sipas memorandumit të bashkëpunimit mes Policisë, Prokurorisë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë caktuar zyrtarë dhe hetues rajonalë për trajtimin e çdo rasti të mundshëm gjatë procesit zgjedhor, si dhe koordinatorë për bashkëpunim të ngushtë me KQZ-në.

Policia e Kosovës thekson se do të veprojë në mënyrë profesionale, transparente dhe në përputhje me ligjin, duke kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për raportimin e çdo rasti të dyshimtë që ndërlidhet me procesin zgjedhor apo me sigurinë publike.

Qytetarët mund të raportojnë duke telefonuar në numrat: 192 ose 038 550 999, përmes email-it info@kosovopolice.com, ose duke u drejtuar në stacionet më të afërta policore.

Suspected Malware | Cloudflare

Warning

Suspected Malware

This website has been reported for potentially distributing malware.

Malware is malicious software created to intentionally disrupt the normal operations of a device.

Learn More