Në kuadër të fushatës zgjedhore takimet e Partisë Demokratike të Kosovës kanë vazhduar në disa fshatra të Komunës së Suharekës.

Fshatrat Krushicë e Epërme, Budakovë, Mohlan, Vërshec dhe Krushicë e Poshtme kanë qenë nikoqir i takimeve me kandidatin e PDK-së, Ramë Vataj.

“Sot, platformen e PDK-së e kanë duartrokitur banorët e fshatit Krushicë e Epërme, Budakovë, Mohlan, Vershec dhe Krushicë e Poshtme, të cilët më 6 tetor do ta votojnë PDK-në dhe platformen e saj, e cila platformë do të rrisë mirëqenien e secilit, dhe shteti, një shtet i fortë, i zhvilluar dhe i integruar në strukturat euro-atlantike” ka njoftuar Vataj.

Kujtojmë se Ramë Vataj është kandidat për deputetë i PDK-së me numër 38.