Sipas njoftimit të KQZ-së, numërimi ka përfunduar në komunën e Hanit të Elezit, Shtërpcë, Partesh dhe Ranillug.
“Në përgjithësi, nga të dhënat që kemi pranuar nga Qendrat Komunale të Numërimit në 26 komuna (4 prej të cilave filluan numërimin më 11 shkurt, 14 tjera pasditen e 12 shkurtit dhe 8 më 13 shkurt) deri më 13 shkurt janë numëruar 386 vendvotime”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.
KQZ-ja nuk ka dhënë detaje se kur do të përfundojë numërimi i të gjitha votave, por ka njoftuar se do të vazhdojë me procesin e numërimit në të gjitha komunat e tjera.