Kadri Veseli, kandidat i PDK-së për kryeministër, ka thenë se në Vushtrri iu kanë bashkuar rreth 150 aktivistë të Nismës Socialdemokrate.

Veseli ka thënë se PDK-ja është shpresë për qytetarët dhe Kosovën.

“Jemi shpresë për qytetarët. Jemi shpresë për Kosovën. Familjes sonë politike çdo ditë po i bashkohen figura të dëshmuara. Mirëseardhje në Partinë Demokratike të Kosovës iu urova edhe rreth 150 aktivistëve të Nismës në Vushtrri, të cilët nga sot aktivitetin e tyre politik do ta vazhdojnë me ne”.

Gjithashtu ai ka thënë se në PDK respektohen të gjithë dhe nuk diskriminohet askush, dhe ka kërkuar nga qytetarët të iu bashkohën partisë së tij për ta ndërtuar një të ardhme më të mirë.

“Në PDK respektohen të gjithë dhe nuk diskriminohet askush.
Bashkohuni me mua për ndërtimin e një të ardhme më të mirë! #PDK112”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/posts/1371004956408040