Sot edhe zyrtarisht kemi hyrë në ditën e nëntë të fushatës zgjedhore, ku partitë politike kanë mundësi që të shpalosin programet e tyre qeverisëse para qytetarëve.
Në vazhdën e tubimeve nga partitë politike edhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka vendosur që të mbajë disa tubime me qytetarë.
Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli merr pjesë në këto tubime.
1. Tubim me qytetarët e Komunës së Podujevës
Vendi: Palestra e Sporteve
Koha: 16:00
2. Tubim me qytetarët e Komunës së Skenderajt
Vendi: Palestra e Shkollës Profesionale
Koha: 17:30
3. Tubim me qytetarët e Komunës së Vushtrrisë
Vendi: Palestra e Sporteve
Koha: 20:00