PDK-ja e Hashim Thaçit “dridh” Suharekën, befasohet Bedri Hamza nga tubimi madhështor

para 17 dite

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka mbajtur një tubim elektoral në Suharekë, ku është pritur me entuziazëm nga qytetarët.

PDK-ja e Hashim Thaçit “dridh”  Suharekën, befasohet Bedri Hamza nga tubimi madhështor

Gjatë fjalimit të tij, Hamza ka premtuar një Kosovë më të mirë, me më shumë zhvillim ekonomik, shërbime më të mira dhe një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët.

“Ne ofrojmë zgjidhje, jo arsyetime! Kosova mundet ma mirë do të thotë më shumë zhvillim e më pak tatime, më shumë të ardhura për secilin, shëndetësi më të mirë, arsim modern dhe jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës”, ka deklaruar Hamza.

Duke u drejtuar qytetarëve të Suharekës, Hamza ka theksuar se PDK-ja ka një program të qartë për zhvillimin e vendit dhe se është e përgatitur të realizojë premtimet e dhëna.

“Ne do të investojmë në infrastrukturë, do të krijojmë vende të reja të punës dhe do të forcojmë sistemin shëndetësor dhe arsimor”, ka shtuar ai.

Etiketat

Ofertat e fundit