PDK dhe LDK i përgjigjen propozimit të Haradinajt, “NCUK”!

para 22 dite

Propozimi i kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, për një rotacion në pozitën e kryeministrit në qeverisjen e ardhshme ka nxitur reagime nga dy partitë kryesore opozitare, PDK dhe LDK.

PDK dhe LDK i përgjigjen propozimit të Haradinajt, “NCUK”!

PDK: Bedri Hamza, kandidati ideal për kryeministër

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka deklaruar se partia e tij është e hapur për bashkëpunim pas zgjedhjeve, por ka theksuar se nuk do të pranojë një rotacion në postin e kryeministrit. Sipas tij, kandidati më i mirë për të udhëhequr vendin është Bedri Hamza.

“Ne jemi të gatshëm për bashkëpunim pas zgjedhor, por jo për postin e kryeministrit. Bedri Hamza është kandidati me i mirë për kryeministër qe duhet ta ketë Kosova,” ka thënë Haxhiu për RTV21.

LDK: Vetëm Lumir Abdixhiku për kryeministër

Edhe LDK-ja ka një qëndrim të qartë në lidhje me këtë çështje. Sipas përfaqësuesit të kësaj partie, Selmanaj, LDK-ja ka vendosur që kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, të jetë kryeministër i ardhshëm.

LEXO EDHE:  Mbi 23,000 kosovarë të regjistruar për të votuar nga diaspora

“LDK-ja e ka një vendim tashmë të proklamuar që e ka vetëm një kusht edhe ne mund të bëhemi pjesë e koalicioneve qeveritare por kushti është që kryeministri i ardhshëm i këtij vendi të jetë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku,” ka theksuar Selmanaj.

Ai ka shtuar se partia e tij është e hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet politike, por kushti i tyre është që Abdixhiku të udhëheqë qeverinë e re.

Etiketat