Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Anton Quni, përmes një postimi në Facebook ka thënë se pa LDK-në, vështirë se do të ketë një Kosovë të sigurt, të zhvilluar si dhe demokratike.
Po ashtu Quni tha se këtë mesazh LDK-ja po e përçon çdo ditë, derë më derë e në çdo shtëpi.
Anton Quni shkroi se zgjedhjet e tetorit duhet të nxjerrin tek kutitë e votimit çdo qytetare e qytetar të vendit, për ta bërë ndryshimin me votë publishitare.
Sipas Qunit LDK’ja është i vetmi subjekt që mund ta bëjë këtë ndryshim dhe vetem duke u qeverisur nga LDK’ja Kosova do të kthehet në rrugën drejt zhvillimit e progresit aq shumë të nevojshëm.
Postimi i plotë i Anton Qunit:
Pa LDK-në është vështirë të ketë Kosovë të sigurt, të zhvilluar, demokratike dhe evropiane, ky është mesazhi që po e përqojmë çdo ditë, derë më derë e në çdo shtëpi.
Zgjedhjet e tetorit duhet të nxjerrin tek kutitë e votimit çdo qytetare e qytetar të vendit, për ta bërë ndryshimin me votë publishitare.
LDK’ja është i vetmi subjekt që mund ta bëjë këtë ndryshim dhe vetem duke u qeverisur nga LDK’ja Kosova do të kthehet në rrugën drejt zhvillimit e progresit aq shumë të nevojshëm.
Me Vjosën kryeministre, do të përfundon periudha e erret e qeverisjes që e ka shkatërruar të ardhmen e vendit. Qeverisja e Vjosës do ta rikthej shpresen e besimin se, Kosova mund të ringritet, të forcohet, konsolidohet dhe krijoi kushte e shance të barabarta për rininë dhe gjithë qytetarët e saj.
Era fitore po vjen.