Pothuajse që një javë zhvillojnë takime këto dy parti LDK dhe VV për të gjetur një marrëveshje për koalicion për zgjedhjet e 6 tetorit, por sot lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti edhe sot i ka bërë një ofertë LDK-së, një ofertë e cila është në të mirë të të dyja palëve.
Në ofertën e Kurtit drejtuar Mustafës, ndër tjera thuhet: Le të garojmë me një listë të përbashkët si LDK dhe LVV, pa kandidat të paradhënë e të njëanshëm për kryeministër, por le të bëhet ajo ose ai që fiton më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit 2019. Pra, znj.Vjosa Osmani, ose, kandidati ynë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, varësisht cili merr më shumë vota.
Oferta e Kurtit për Mustafën siç duket i ka vënë në lëvizje LDK-në, ku ky i fundit ka thirrur në një takim Lutfi Hazirin si përgjegjës për çështjet që kanë të bëjnë me zgjedhjet dhe kandidaten e partisë së tij për kryeministre, Vjosa Osmanin.
Takimi ka nisur para pak minutash.Këtë e kan konfirmuar për Gazetën Express burime të sigurta brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës.