Numri 23 mund të jetë fati i mirë i Dr. Ardian Shalës, kështu ishte votuar nga qytetarët e Suharekës
Kardiologu i njohur, Dr. Ardian Shala, do të garojë për një mandat në Kuvendin e Kosovës, kësaj here në zgjedhjet e 9 shkurtit 2025.
Shala, i cili është edhe kryetar i degës së LDK-së në Suharekë, është pjesë e listës së kandidatëve të kësaj partie për Komunën e Suharekës.
Në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës (2019-2021), ai ka qenë një deputet i angazhuar, ku përmes një amendamenti më 15.03.2020 të inicuar nga Dr.Ardian Shala, drejtuar Komisionit për Buxhet dhe Transfere kishte nxjerrur mjete shtesë saktësisht +300,000 euro për ndërtimin e shtëpisë së kulturës “Ukë Bytyçi”.
SuharekaOnline ka siguruar të dhëna zyrtate që tregojnë se sa vota Dr. Ardian Shala kishte mbledhur në zgjedhjet e kaluara, si në nivel vendi, ashtu edhe në Komunën e Suharekës.
Vota në Suharekë | Total | |
2014 | 5,561 | 7372 |
2019 | 6 950 | 9373 |
2021 | 3 780 | 5253 |
Në zgjedhjet e ardhshme, Dr. Ardian Shala do të ketë numrin 23 në listën e kandidatëve të LDK-së.