Numrat e fatit në politikë! Salih Zyba me numrin 110 në 4 palë zgjedhje
Ndërsa afron dita e zgjedhjeve parlamentare, më 9 shkurt, një detaj interesant është duke tërhequr vëmendjen e opinionit publik: numrat e disa deputetëve në listat zgjedhore.
Disa prej tyre kanë një lidhje të veçantë me numrat e tyre, duke i mbajtur të njëjtë në zgjedhje të ndryshme.
A është një thjeshtë rastësi apo këta deputetë besojnë se numrat e tyre u sjellin fat? Disa mund të thonë se është një çështje imazhi, një mënyrë për t’u bërë më të dallueshëm në sytë e votuesve. Të tjerë mund të besojnë se numrat kanë një domethënie simbolike ose numerologjike.
Salih Zyba dhe numri 110: Deputeti i VV-së preferon të jetë i fundit në listë. Në listën e kandidatëve për deputetë që nga zgjedhjet 2017, 2019, 2021 dhe 2025, Salih Zyba renditet i fundit dhe bart numrin 110.
Zgjedhja e numrit në listën zgjedhore mund të jetë një çështje psikologjike dhe simbolike. Në disa raste, numri mund të ketë një domethënie të veçantë për kandidatin, ndërsa në raste të tjera mund të jetë një vendim i marrë nga partia.