Një sy shprese për Kosovën Fituese: Oftamologu nga Suhareka, Dr. Samir Bytyçi kandidat i AAK-së

para 40 dite

Në një lëvizje që ka ngjallur entuziazëm të madh në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), një tjetër personalitet i shquar i është bashkuar familjes së madhe të kësaj partie.

Një sy shprese për Kosovën Fituese: Oftamologu nga Suhareka, Dr. Samir Bytyçi kandidat i AAK-së

Bëhet fjalë për Ass. Dr. Samir Bytyçi, një emër i njohur në fushën e oftalmologjisë dhe një asistent i rregullt në Fakultetin e Mjekësisë.

Dr. Bytyçi, me origjinë nga Suhareka, qyteti i atdhetarëve dhe intelektualëve, vjen me një bagazh të pasur përvojë akademike dhe një angazhim të palodhur për komunitetin. Përvoja e tij në Parlamentin Studentor dhe Senatin e Universitetit të Prishtinës, së bashku me përkushtimin e tij ndaj qytetarëve të Suharekës dhe të Kosovës në përgjithësi, e bëjnë atë një shtesë e çmuar për AAK-në.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur me kënaqësi bashkimin e Dr. Bytyçit me partinë, duke theksuar se së bashku do të punojnë për realizimin e vizionit të një Kosova Fituese.

Etiketat

Ofertat e fundit