Koalicioni mes Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës Kosova e Re, e kanë dorëzuar sonte koalicionin mes tyre në Komisionin Qendror Zgjedhor.

Këtë e ka konfirmuar për Gazeta Blic, zyrtari i AKR-së, Jetlir Zymberi, i cili ka hedhur mundësinë që në këtë koalicion të futet ndonjë parti tjetër politike.

“Tani në këto momente, përfaqësuesit e koalicionit tonë, janë duke e dorëzuar koalicionin në KQZ. Me këtë konfirmohet se nuk do të ketë asnjë parti tjetër në këtë koalicion. As skemi biseduar me asnjë parti, e as nuk e kemi lënë të hapur mundësinë që të bashkohemi me ta”, ka thënë Zymberaj.