Tashmë partitë politike kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në KQZ, ndërsa ky komision ka filluar edhe procesin për certifikimin e kandidatëve dhe partive për zgjedhet e parakohshme që do të mbahen më 6 tetor.
Afati ligjor për dorëzimin e listave për kandidatë për deputetë, përfundoi të premtën më 6 tetor në orën 24:00.
Ndërsa afati për certifikimin e partive politike dhe kandidatëve për deputetë nga KQZ-ja përfundon nesër.
Së paku kështu e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Mund të konfirmojmë se gjatë fundjavës subjektet politike kanë mundur të bëjnë korrigjimet apo përmirësimet që janë kërkuar nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim”, tha Elezi.
“Certifikimi i subjekteve politike dhe kandidatëve po besojmë se do të fillojë gjatë ditës së sotme dhe do të përmbyllet nesër, pra më 10 shtator”, ka thënë Elezi. Po ashtu ai ka shtuar se i takon KQZ-së të vendosë lidhur me aprovimin apo refuzimin e certifikimit të subjekteve politike apo të ndonjë kandidati.