Një rast i tillë është ai i shkollës “Abdyl Frashëri”, nga gjiri i së cilës vite më parë u themelua shkolla e mesme e ulët “Hysen Rexhepi”. Kjo ka rezultuar në ndarjen e qendrave të votimit, ku shkolla “Abdyl Frashëri” mban numrin 2002, ndërsa “Hysen Rexhepi” është shënuar si qendra e votimit 2075.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në qendrën e votimit 2002 mund të votojnë 6,575 votues, ndërsa në qendrën 2075 janë 5,542 votues. Kjo ndarje ka sjellë edhe sfida logjistike, siç është vonesa e materialit zgjedhor në qendrën e votimit 2075, duke shkaktuar një vonesë prej 30 minutash në fillimin e procesit të votimit.

Megjithatë, pavarësisht vonesave, aktualisht votuesit po e ushtrojnë të drejtën e tyre qytetare me një intensitet të shtuar në të dyja shkollat.
Një rast i ngjashëm është edhe ndarja e shkollës “Lekë Dukagjini” dhe shkollës së mesme të ulët “Gani Saramati”. Këto dy shkolla, që gjithashtu ndajnë të njëjtin oborr, janë shënuar si qendrat e votimit 2008 dhe 2009, me 6,598 dhe 6,566 votues përkatësisht.
Këto raste në Prizren tregojnë se ndarja e shkollave ka ndikuar drejtpërdrejt në organizimin e qendrave të votimit, duke sjellë sfida dhe specifika të ndryshme në procesin zgjedhor.
