Në njoftimin e tij, Muharremaj thekson se punimet në terren po zhvillohen me intensitet dhe se qëllimi i komunës është përmirësimi i infrastrukturës rrugore në të gjitha zonat e Suharekës.

“Asfaltimi i rrugëve në Suharekë” ka shkruar Muharremaj në facebook.

Kreu i Suharekës ka kujtuar se një ditë më parë, të hënën, është përfunduar edhe asfaltimi i disa rrugëve në fshatin Vraniq, si dhe në rrugën Shirokë–Topliqan, që janë pjesë e planit të investimeve komunale për këtë vit.

Komuna e Suharekës ka paralajmëruar se projektet infrastrukturore do të vazhdojnë edhe në javët në vijim, me fokus në përmirësimin e rrugëve lokale dhe atyre lidhëse ndërmjet fshatrave.