Muharremaj është shprehur se qeverisja e tij flet vetëm me vepra konkrete.
Ai ka vizituar Qendrën e të Moshuarve në Suharekë, për të cilën rikujtoji se u ndertua dhe u funksionalizua në mandatin e tij të parë.
“Ne flasim me vepra konkrete.
Ishte qendra e parë e qëndrimit ditor për të moshuarit, e cila u ndërtua dhe hyri në funksion në mandatin e parë.
Të tjera më pas u krijuan në mandatin e dytë.
Edhe më tutje do të vazhdojmë të krijojmë shumë të tjera. Sepse ju meritoni përkujdesje dhe dinjitet.” është shprehur Muharremaj