Kandidati për kryetar të Komunës së Suharekës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bali Muharremaj, ka përkujtuar dhe nderuar sot dëshmorët e rënë për lirinë e vendit.

Gjatë aktivitetit përkujtimor, Muharremaj tha se “dëshmorët janë udhërrëfyesi për lirinë e vendit”, duke theksuar se sakrifica e tyre duhet të kujtohet çdo ditë dhe të shërbejë si frymëzim për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.

Ai ka përmendur me respekt dhe mirënjohje emrat e dëshmorëve Xhemshir Xhemshiri, Murat Kokollari, Hafir Elshani, Burim Elshani dhe Zymer Buzhala, duke shtuar se “Lavdi e përjetshme” u takon atyre që dhanë jetën për atdheun.

Ky veprim i Muharremajt është parë si një vazhdimësi e angazhimit të tij për të ruajtur kujtesën historike dhe për të nderuar trashëgiminë e luftës për liri në komunën e Suharekës.