Ishte folur gjerë e gjatë lidhur me vonesat procedurale për shpërndarjen e legjislaturës së VI-të të Kuvendit të Kosovës.

Madje pas votimit pro të 89 deputetëve ishte kritikuar edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi për vonesat e “qëllimshme” të dekretimit të shpërndarjes dhe zyrtarizimit të datës së zgjedhjeve.

E sot përmes një njoftimi Thaçi ka bërë të ditur se ka dekretuar shpërndarjen e legjislaturës së VI-të, njëkohësisht se së shpejti në konsultim me partitë do të vendos për datën e zgjedhjeve.

” Sot e dekretova shpërndarjen e Legjislaturës sё VI-tё tё Kuvendit tё Republikës sё Kosovës. Pas konsultimeve me partitë politike, nё përputhje me kompetencat e mia kushtetuese, do tё vendos sё shpejti për datën e zgjedhjeve tё përgjithshme tё parakohshme.

Ky ёshtё edhe njё test shtesë për forcimin e demokracisë nё Kosovës, tё cilin institucionet, subjektet politike dhe qytetarёt do ta kalojnë me shumë sukses” thuhet në njoftimin e presidentit Thaçi.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/2937973866272953