Përveç qytetarëve të Kosovës që po merr përkrahje Lëvizja Vetëvendosje, tani më është duke marrur përkrahje edhe nga ndërkombëtarë të shumtë dhe se po shihet si zgjidhje e vetme për zhvillimin e Republikës së Kosovës.

“Ajo tashmë ka pranuar dhjetëra mesazhe mbështetëse nga politikanë, studiues, profesorë e aktivistë ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin për media

Po ashtu në atë njoftim thuhet se: “Pas mbështetjes nga disa deputet të Bundestagut gjerman, njëri prej të cilëve edhe mbajti fjalë në tubimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan, sot një mbështetje të tillë e ka publikuar edhe Peko Baxant, deputet austriak nga radhës e Partisë Socialdemokrate të Austrisë, në Këshillin Bashkiak të Vjenës”.

Ai në një video ka treguar elementet kryesore ku e kanë bërë kryeqytetin e Austrisë, Vjenën vendin më të jetueshëm në botë.

Po ashtu, ai ka thënë se këto pika i ka të parapara edhe Lëvizja Vetëvendosje në prioritetet e saj qeverisëse.

https://www.facebook.com/kreshnik.ahmeti.98/videos/10156777604602712/