LVV
PDK
LDK
AAK

LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

para 25 dite

Lëvizja Vetëvendosje njoftoi sot se ka marrë një mbështetje të fortë nga Partia Social-Demokrate e Austrisë (SPÖ) për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

LVV pranon mbështetje për zgjedhjet e 9 shkurtit nga Partia Social-demokrate e Austrisë

Në një letër zyrtare drejtuar kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje, SPÖ-ja ka vlerësuar lartë punën e qeverisë në katër vitet e fundit.

“Në dritën e zgjedhjeve parlamentare të datës 9 shkurt në Kosovë, unë, në emër të Partisë Social-demokrate të Austrisë (SPÖ), dua t’u shpreh dëshirat tona më të mira Albin Kurtit dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, thuhet në fillim të letrës.

Partia Social-Demokrate e Austrisë ka theksuar se qeveria e Kosovës, nën udhëheqjen e Albin Kurtit, ka implementuar një program ambicioz social-demokrat, duke fokusuar në drejtësinë sociale, rritjen ekonomike dhe fuqizimin e institucioneve demokratike, gjithë këto në kushte shumë sfiduese.

“Përpjekjet tuaja të vazhdueshme kanë prodhuar përmirësime të rëndësishme për shtetin tuaj, gjë që është pranuar edhe ndërkombëtarisht”, thuhet më tej në letër.

SPÖ-ja e ka cilësuar qeverinë e Kosovës si një shembull për rajonin dhe ka shprehur besimin se qytetarët e Kosovës meritojnë një qeveri që do të vazhdojë të punojë për një të ardhme të begatë, të lirë dhe demokratike.

Etiketat

Ofertat e fundit