Lista e votave të AAK-NISMA, Muharremaj renditet i 24-ti me 5700 vota

18.02.2025

Mediat qendrore kanë publikuar votat e kandidatëve të koalicionit AAK-NISMA.

Lista e votave të AAK-NISMA, Muharremaj renditet i 24-ti me 5700 vota Foto: Arkivë

Sipas të dhënave të siguruara nga IndeksOnline, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, kryeson listën e kandidatëve më të votuar, duke marrë 34 mijë e 32 vota në të gjithë vendin. Pas tij renditet vëllai i tij, Daut Haradinaj, me 19 mijë e 965 vota.

Në vend të tretë ndodhet Fatmir Limaj, me 18 mijë e 611 vota, i ndjekur nga Time Kadrijaj me 11 mijë e 819 vota. Lista vazhdon me Bekë Berishën (11580 vota), Lahi Brahimajn (9510 vota), Arbëreshë Krasniqin (8450 vota) dhe kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjinin (8186 vota).

Në listën e publikuar është edhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili renditet i 24-ti me total 5700 vota.

Nga radhët e NISMA Socialdemokrate, në legjislaturën e ardhshme pritet të jenë deputetë Fatmir Limaj dhe Arbëreshë Krasniqi.

Etiketat

Ofertat e fundit