Sot strukturat e partisë Lëvizja Vetëvendosje dega në Suharekë kanë organizuar një takim me gra dhe vazja aktiviste të VV-së në Suharekë.
Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Lëvizja Vetëvendosje dega Suharekë me anë të një postimi në facebook, ku thuhet se ndryshimi vjen nga gratë, e për gratë.

“Tash më shumë se çdo herë gratë janë të bindura se ndryshimi arrihet përmes angazhimit të tyre, e pikërisht për këtë u diskutua në takimin me gra dhe vajza aktiviste të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Therandë”, thuhet në shkrimin e VV-së në facebook.
“…entuziazmin që ato kanë për Qeverinë që po vjen, janë të gatshme ta shndërrojnë në punë, që ditëve në vijim do ta përcjellin në secilën lagje, e në secilën shtëpi!”.

Prezent në këtë takim ishin kandidatët për deputet Albulena Haxhiu, Jetmira Vrenezi, Albana Gashi, Drita Kabashi si dhe Salih Zyba.
Ndryshimi vjen nga gratë, e për gratë!
Andaj të bashkohemi drejt ndryshimit që kërkojmë.
Vetëm bashkë është e mundshme!