Suhareka është stacioni i radhës, të mërkurën shtëpia e kulturës “Ukë Bytyçi” merr ngjyrat e “Turnet të ndryshimit”

para 19 dite

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e Dega në Suharekë organizon një tubim të madh më 27 nëntor, ora 18:00, në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi”.

Suhareka është stacioni i radhës, të mërkurën shtëpia e kulturës “Ukë Bytyçi” merr ngjyrat e “Turnet të ndryshimit”

Ky aktivitet është pjesë e “Turneut të ndryshimit” të nisur nga LDK-ja dhe kandidati i saj për Kryeministër, Dr. Lumir Abdixhiku.

Një ftesë për të gjithë qytetarët

Qytetarët e Suharekës janë të ftuar të marrin pjesë në këtë tubim të rëndësishëm, ku do të prezantohen edhe kandidaturat për deputetë nga kjo komunë, të nominuar nga degë e LDK-së.

“Ejani dhe behuni pjesë e rrugëtimit tonë plotë shpresë!”, është thirrja e LDK-së drejtuar qytetarëve.

Në këtë tubim, përveç prezantimit të kandidatëve dhe fjalimit të udhëheqësve të LDK-së, pritet të ketë edhe një atmosferë festive dhe një mundësi për të diskutuar për çështjet më aktuale të komunës.

LEXO EDHE:  LDK premton revolucion në infrastrukturë: Gazin amerikan dhe ndërtimin e autostradave

Turneu i ndryshimit

Ky tubim është vetëm një ndër shumë aktivitete të organizuara nga LDK-ja në kuadër të “Turneut të ndryshimit”. Ky turne ka për qëllim të afrojë partinë me qytetarët, të prezantojë programin e saj politik dhe të mobilizojë mbështetësit për zgjedhjet e ardhshme.

Etiketat