Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës njëherish edhe kandidat për Kryeministër të Kosovës, Kadri Vseli ka thënë se prodhuesit vendorë kanë nevojë për skema më të përshtatshme të mbështetjes institucionale.
Premtimi ideal i Kadri Veselit për prodhuesit vendorë është se prodhuesve vendës që marrin kredi për prodhim apo eksportim të produkteve “Made in Kosova” se do ua subvencionojë interesin e kredisë deri në 80 për qind.
Po ashtu Veseli tha se Republikën e Kosovës duhet ta mbushim me produkte vendore.
“Prodhuesit vendës kanë nevojë për skema më të përshtatshme të mbështetjes institucionale. Tregun tonë duhet ta mbushim me produkte vendi, siç po bënë edhe kompania “KonSoni”, e cila i furnizon tregtarët, restorantet dhe konsumatorët me produkte cilësore të mishit të freskët”.
Po ashtu Veseli tha se ne duke fuqizuar prodhuesit dhe rritur prodhimtarinë vendore, ne e zhvillojmë ekonominë tonë.