Sipas komunikatës së PDK-së disa nga kandidatët për kryetar komune po kandidojnë edhe për deputetë në Kuvendin e Kosovës, duke lënë të hapur mundësinë e mos-përkushtimit ndaj komunës nëse arrijnë të marrin mandatin e deputetit.

“Votuesit e Suharekës mund te berballen me fenomenin e porosive online, duke bere pagesen e produktit dhe duke mos e marre ate kurrë. Qytetarët e Suharekës do të votojnë për Kuvendin e Kosovës apo për kryetar komune.

Kryetari aktual i komunës, Bali Muharremaj, është deklaruar se do të kthehet në komunë edhe nëse merr votën e mjaftueshme për të qenë deputet në Kuvendin e Kosovës. Kandidatura e tij për deputet është thjesht zbatim i një urdhri nga partia e tij. Edhe LDK në Suharekë ka nominuar kryetarin e degës, Ardian Shala, për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Qytetarët e Suharekës e dinë mirëfilli se kryetari i LDK-së, Ardian Shala, është pretendenti kryesor nga LDK për kryetar komune dhe njëkohësisht kërkon votën e qytetarëve të Suharekës për Kuvendin e Kosovës. I njëjti, në muajin tetor, do të kthehet për garën e kryetarit të komunës së Suharekës.

Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka përfaqësuar interesat e qytetarëve të Suharekës, pasi kandidatët e nominuar nga VV-ja janë marrë kryesisht me detyra dhe pozita udhëheqëse në komuna të tjera, si Sali Zyba në Inspektoratin e Komunës së Prishtinës.

Ndersa Albena Reshitaj nuk dihet saktësisht me cilën parti garon për shkak të ndërrimit të shpeshtë të partive, prandaj nuk është e qartë se cilët qytetarë do ti përfaqësojë. Suharekasit duhet të bëjnë zgjidhjen e duhur në këto zgjedhje dhe të tregohen vigjilentë se kë do të votojnë për përfaqësimin e interesave të tyre në Kuvendin e Kosovës. Kandidatët e PDK-së nga Suhareka janë figura nacionale që përfaqësojnë më së miri interesat e Suharekës dhe të gjithë Kosovës, gjë që e kanë dëshmuar me ndikimin e tyre në qeverisjet e PDK-së.

Ata i njohin mirë të gjitha nevojat e qytetarëve të Suharekës dhe zotohen se do t’i adresojnë ato në qeverinë e ardhshme të Kosovës me kryeministër Bedri Hamza” thuhet në komunikatë.