Kurti: S’ka koalicion me asnjë parti pas zgjedhjeve, opozita nuk është reformuar

para 7 dite

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk sheh mundësi për formimin e një koalicioni pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Kurti: S’ka koalicion me asnjë parti pas zgjedhjeve, opozita nuk është reformuar Foto: AFP

Sipas tij, partitë e opozitës nuk kanë treguar shenja të reformave dhe sulmet e tyre ndaj qeverisë së tij gjatë këtyre katër viteve e bëjnë të pamundur bashkëpunimin e mëtejshëm.

“Nuk shohim mundësi të kemi koalicioni paszgjedhore, prandaj i kemi bërë ato parazgjedhore, me partinë Guxo dhe me Alternativën. I kemi përvojat dhe mbresat më të mira nga njëri tjetri,” tha Kurti për KosovaPress.

Kurti e ka justifikuar këtë qëndrim me faktin se partitë e mëdha në opozitë, si PDK, LDK dhe AAK, nuk kanë treguar shenja të reformave të brendshme dhe kanë sulmuar vazhdimisht qeverinë e tij.

“Partitë që kanë qenë gjatë në qeverisje në Kosovë, në këto katër vite unë nuk kam parë që janë reformuar dhe kur e kemi parasysh që sidomos muajve të fundit sulmet që janë bërë ndaj subjektit tonë politik, ndaj eksponentëve tonë politik ndaj qeverisjes tonë të mirë e demokratike, nuk shohim mundësi që të kemi çfarëdo koalicioni në mandatin e ardhshëm, për më tepër që nuk do të jetë as i nevojshëm,” shton ai.

Etiketat

Ofertat e fundit