LVV
PDK
LDK
AAK

Kurti: Punën më të madhe për kombin e kanë kryer dëshmorët

para 28 dite

Në një vizitë të veçantë në Kaçanik dhe Han të Elezit, kandidati i Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryeministër, Albin Kurti, ka nderuar dhe përkujtuar kontributin e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kurti: Punën më të madhe për kombin e kanë kryer dëshmorët

Gjatë qëndrimit në konakun e luftëtarit të UÇK-së, Beqir Krasniqi, Kurti është takuar me veteranë dhe invalidë të luftës, duke u shprehur mirënjohje për sakrificat e tyre. Në takim, Kurti ka theksuar se të gjithë jemi borxhnikë ndaj këtyre heronjve që falën jetën për lirinë e Kosovës.

Ndërsa në Han të Elezit, Kurti është përshëndetur nga familjarët e dëshmorëve Gafur e Driton Loku, babë e bir, të cilët ranë në luftë për çlirimin e vendit. Kurti ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe ka theksuar se kujtimi i dëshmorëve do të jetojë përjetë në zemrat e të gjithë shqiptarëve.

“Punën më të madhe për kombin tonë e kanë kryer dëshmorët dhe luftëtarët e lirisë. E kontributi i tyre është i përjetshëm. Ata janë dëshmia e së kaluarës sonë, vetëdija e së tashmes dhe busulla për të ardhmen”, ka shkruar Kurti në rrjetet sociale.

Etiketat

Ofertat e fundit