LVV
PDK
LDK
AAK

Kurti në Mitrovicë: “Nuk ka më vend për krimin dhe barrikadat!”

para 31 dite

Kryeministri dhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka mbajtur një tubim të madh në Mitrovicë, duke premtuar një të ardhme pa kriminalietë dhe paqësore për këtë qytet.

Kurti në Mitrovicë: “Nuk ka më vend për krimin dhe barrikadat!”

Gjatë fjalimit të tij, Kurti theksoi se qeverisja e tij ka arritur të stabilizojë situatën në veri të Mitrovicës, duke luftuar krimin e organizuar dhe duke parandaluar ngritjen e barrikadave.

“Nuk ka më sundim të bandave kriminale. Nuk ka më dhe nuk do të ketë kurrë qarkullim të targave ilegale. Nuk ka më dhe nuk do të ketë kurrë ngritje të barrikadave. Nuk ka më dhe nuk do të ketë kurrë prodhim të kriptovalutave. Fuqia e ligjit të drejtë në Republikën e Kosovës ngadhënjen kudo, në çdo cep të Mitrovicës dhe të Republikës së Kosovës,” deklaroi Kurti.

Këto komente të Kurtit vijnë në një kohë kur Lëvizja Vetëvendosje është në mesin e fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Mitrovica, si një nga qytetet më të diskutueshme në Kosovë, ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së politikës së vendit.

Etiketat

Ofertat e fundit