LVV
PDK
LDK
AAK

Kurti në Kamenicë: Investime të mëdha në infrastrukturë dhe arsim

para 21 dite

Kandidati për kryeministër nga koalicioni Lëvizja Vetëvendosje, Lista Guxo dhe Alternativa, Albin Kurti, ka vizituar komunën e Kamenicës ku ka zhvilluar një tubim elektoral.

Kurti në Kamenicë: Investime të mëdha në infrastrukturë dhe arsim

Gjatë fjalimit të tij, Kurti ka prezantuar projektet e qeverisë për këtë komunë, duke theksuar investime të mëdha në infrastrukturë, arsim dhe sport.

Një nga projektet më të rëndësishme për Kamenicën, sipas Kurtit, është ndërtimi i dy çerdheve të reja. “Në Kamenicë po ndërtohen 2 çerdhe, njëra do të përurohet, e tjetra do të fillojë ndërtimin këtë vit”, tha Kurti. Po ashtu, ai theksoi se qeveria ka investuar 22 milionë euro në infrastrukturën rrugore të komunës, duke lidhur kështu fshatrat dhe duke zhvilluar ekonominë lokale.

Kurti njoftoi se stadiumi i parë i atletikës në vend do të ndërtohet në Kamenicë, me një investim prej 3.5 milionë euro. “E kemi edhe projektin e stadiumit të Hogoshtit, mbi 5.5 milionë euro për infrastrukturën sportive në Kamenicë,” shtoi ai.

Albulena Haxhiu, kandidate për deputete nga LVV, theksoi rëndësinë e reformës në drejtësi dhe të barazisë gjinore. “Punësimi, super puna, barazia gjinore janë prioritet i qeverisë Kurti dhe nuk do të ndalemi pa i realizuar qëllimet,” tha Haxhiu.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, shprehu mirënjohjen për mbështetjen e qeverisë dhe kërkoi votën për LVV. “Milionë euro për stadiumin e atletikës, 2 çerdhe të reja, salla të sporteve, 6 ujësjellës, ndërtim të rrugëve në brezin kufitar dhe hartimin e projektit për kyçjen e Kamenicës në autostradë,” tha ai, duke përmendur disa nga projektet që janë realizuar ose janë në proces realizimi.

Në këtë tubim u prezantuan edhe kandidatët e tjerë për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa, të cilët u zotuan se do të punojnë për zhvillimin e mëtejshëm të komunës së Kamenicës dhe të vendit në tërësi.

Etiketat

Ofertat e fundit