Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, ka thënë se fitorja e kësaj lëvizjes është afër.
Ai ka thënë se pas 6 tetorit nuk do të mungojë dora e shtetit për fermerët e Kosovës.
Po ashtu Kurti ka thënë se në popull ka entuziazëm për punë, është dora e shtetit ajo që ka munguar deri tash. Por, fitorja jonë është afër, dhe, e sigurt porsi 6 tetori. Erdhi dita, edhe për fermerin.
“Luan Muzlija e do punën dhe profesionin e tij. Ai arriti të bënte një fermë shembull. Përveç fermës ka edhe një vreshtë të rrushit. Në popull ka entuziazëm për punë, është dora e shtetit ajo që ka munguar deri tash. Por, fitorja jonë është afër dhe e sigurt porsi 6 tetori. Erdhi dita, edhe për fermerin”, ka shkruar Kurti në Facebook.