LVV
PDK
LDK
AAK

Kurti: “Dy zemra t’i kisha, të dyja do t’i dhuroja ty, Mitrovicë”

para 31 dite

Kryeministri Albin Kurti, i pritur me entuziazëm dhe brohoritje, e nisi fjalimin e tij me një dedikim për Mitrovicën: “Dy zemra t’i kisha, të dyja do t’i dhuroja ty, Mitrovicë.”

Kurti: “Dy zemra t’i kisha, të dyja do t’i dhuroja ty, Mitrovicë”

Ai rikujtoi se sovraniteti, rendi dhe paqja janë baza e një shteti të fortë dhe se qeverisja e tij ka forcuar aleancat me perëndimin për ta fuqizuar shtetin dhe ushtrinë e Kosovës.

Në një referencë ndaj opozitës, Kurti tha se “populli i Kosovës nuk pranon më as hajni e as mashtrim,” duke theksuar se qytetarët kanë vendosur të ecin drejt zhvillimit dhe të mos kthehen mbrapa.

Duke cituar rilindasin e madh Faik Konicën, kryeministri theksoi se ndarja mes shqiptarëve nuk është mbi baza fetare, por mes atyre që qëndrojnë në anën e kombëtarëve dhe atyre të zuzarëve, duke e pozicionuar Lëvizjen Vetëvendosje në anën e kombëtarëve që punojnë për të mirën e vendit.

Në përfundim të fjalimeve, liderët e Vetëvendosjes ritheksuan rëndësinë e zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025 dhe përfshirjen masive të qytetarëve në mbështetje të numrit 118, si zgjedhje për një Kosovë të drejtë, sovrane dhe të zhvilluar.

Etiketat

Ofertat e fundit