LVV
PDK
LDK
AAK

“Kudo dhe kurdo”, LDK i bënë thirrje Kurtit për debat me Abdixhikun

para 24 dite

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa, ka intensifikuar thirrjet drejtuar kryeministrit Albin Kurti që të pranojë ftesën për një debat publik.

“Kudo dhe kurdo”, LDK i bënë thirrje Kurtit për debat me Abdixhikun

Sipas Mustafës, ky debat do të zhvillohej në lidhje me të ardhmen e Kosovës dhe do të ishte një mundësi unike për qytetarët të krahasojnë vizionet e të dy kandidatëve për kryeministër.

Në një konferencë për media, Mustafa theksoi se kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka bërë një ftesë të hapur për debat, duke propozuar që ky të mbahet në çdo vend dhe në çdo kohë. “Ne i bëjmë thirrje të gjitha mediave dhe qytetarëve, t’i bëjnë pyetje Albin Kurti se pse nuk iu përgjigj thirrjes së Lumir Abdixhikut për debat publik”, u shpreh Mustafa.  

Zëdhënësi i LDK-së theksoi se një debat i tillë është i domosdoshëm për të informuar qytetarët në lidhje me programet e të dy partive dhe për t’u dhënë atyre mundësinë të vendosin në mënyrë të informuar në zgjedhjet e ardhshme. “A nuk është kjo gjëja më e rëndësishme? A nuk e meriton populli i Kosovës një debat të vërtetë që të shohë se kush do të kujdeset më mirë për të ardhmen e tyre. Kush i ka planet më të mira. Kush ka aftësi për të realizuar këto plane. Kush ka ekipin për të realizuar këto plane”, u shpreh me bindje Mustafa.

LDK ka kritikuar vazhdimisht heshtjen e kryeministrit Kurti në lidhje me këtë ftesë, duke e konsideruar atë si një mungesë respekti ndaj qytetarëve. Mustafa riafirmoi që LDK mbetet e vendosur të organizojë një debat publik dhe shprehu shpresën se kryeministri do të rimendojë qëndrimin e tij.

Etiketat

Ofertat e fundit