Krasniqi: PDK-ja, partia e UÇK-së dhe e të ardhmes së Kosovës
Në një tubim elektoral në Ferizaj, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka theksuar se partia e tij ka rikthyer energjinë dhe është gati të marrë përsëri drejtimin e vendit.
Krasniqi ka lidhur fort PDK-në me UÇK-në dhe me ish-liderët e saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, duke theksuar se këto lidhje janë thelbi i identitetit të partisë.
“Kjo është partia e së kaluarës tonë të lavdishme, e së tashmes tonë krenare dhe mbi të gjitha, partia e së ardhshmes premtuese, për një Kosovë më të mirë për secilin qytetarë të vendin tonë, anë e mbanë, se kjo është partia e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, kjo është partia që e ka në ADN, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kjo është partia shtetformuese dhe shtetndërtuese”, ka deklaruar Krasniqi.
Lideri i PDK-së ftoi të gjithë të mobilizohen për fitoren e madhe me 9 shkurt.
“Votoni për Partinë Demokratike të Kosovës me numër 131. Votoni për Bedri Hamzën Kryeministër. Votoni për një të ardhme ma të mirë për secilin prej jush. Nëse ju e bëni këtë, unë ju premtoj, edhe në emër të Bedri Hamzës, që së bashku do ta ndërtojmë një Kosovë ku ëndrrat tuaja nuk shuhen ende pa nisur, por realizohen këtu, në vendlindjen tuaj. Dhe këto nuk janë vetëm fjalë. Jo, jo! Këtu ku jemi sonte, veprat flasin më zëshëm se çdo premtim i yni. Ferizaj është dëshmi e gjallë e asaj që udhëheqja transformuese mund të arrijë. Kryetari juaj, Agim Aliu, është shembull i qeverisjes që e ka qytetarin në qendër”, theksoi Krasniqi.