KQZ: Të rinjtë që mbushin 18 vjet mund të votojnë në balotazh, vendimi nuk vlenë për ata jashtë vendit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku ndër të tjera është diskutuar dhe vendosur për caktimin e afatit për fushatën zgjedhore të raundit të dytë.
Gjatë mbledhjes, është vendosur gjithashtu që të gjithë personat që mbushin 18 vjeç brenda afatit të caktuar do të kenë mundësi të votojnë në procesin e votimit që do të mbahet më 9 nëntor, për kandidatë që janë në balotazh për kryetarët e komunave, ky vendim nuk vlenë për personat e kësaj kategorie që jetojnë jashtë vendit.
Në Suharekë, në balotazh për kryetar komune janë dy kandidatët: Bali Muharremaj nga AAK dhe Ardian Shala nga LDK.
Kjo vendimmarrje vjen në kuadër të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, duke garantuar pjesëmarrje të drejtë dhe për qytetarët që plotësojnë kushtin e moshës për herë të parë.