KQZ konfirmon 46 qendra votimi në veri të Kosovës për zgjedhjet parlamentare

para 26 dite

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se gjithsej 46 qendra votimi do të jenë në dispozicion më 9 shkurt në komunat e veriut të Kosovës për zgjedhjet parlamentare.

KQZ konfirmon 46 qendra votimi në veri të Kosovës për zgjedhjet parlamentare

Në një njoftim e KQZ-së bëhet e ditur se nga këto qendra, 19 janë siguruar në komunën e Leposaviqit, 13 në Zubin Potok, 7 në Zveçan, ndërsa edhe në pjesën veriore të Mitrovicës do të jetë e mundur votimi në institucionet arsimore.

Në krahasim me zgjedhjet lokale të mëparshme, ku votimi u zhvillua në kontejnerë për shkak të moshapjes së shkollave me urdhër të Listës Serbe, për këto zgjedhje parlamentare KQZ-ja ka mundur të sigurojë një numër më të madh të qendrave votimi në institucionet arsimore.

“Për Zubin Potokun, KQZ-ja ka siguruar gjithsej 13 qendra votimi, edhe në shkolla, si dhe në qendrën shëndetësore të fshatit. Ndërsa për Zveçanin, në këtë komunë më 9 shkurt do të votohet kryesisht në shkollat ​​fillore, ku KQZ-ja ka siguruar gjithsej shtatë qendra votimi,” thuhet në njoftim.

LEXO EDHE:  Sot deri në ora 16:00, afati për subjektet politike për aplikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë

Në komunat tjera me shumicë serbe, ka rreth 55 vendvotime, ndërsa numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në tërë Kosovën është 941.

Sigurimi i këtyre qendrave votimi vlerësohet si një hap përpara në organizimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, ku në të kaluarën ka pasur pengesa të ndryshme.

Etiketat