Ky raund vjen pas përfundimit të procesit zgjedhor të 12 tetorit, ku disa komuna do të vendosin për përfaqësuesit e tyre në rrethin e dytë të votimeve.

KQZ ka bërë thirrje që të gjithë vëzhguesit që dëshirojnë të ndjekin procesin zgjedhor në raundin e dytë të konfirmojnë ose të shtojnë pjesëmarrjen e tyre deri më 3 nëntor 2025, në ora 16:00.

Një njoftim i rëndësishëm për vëzhguesit: ID-të që janë lëshuar për zgjedhjet e 12 tetorit nuk do të jenë më valide për raundin e dytë, dhe të gjithë të interesuarit duhet të aplikojnë sërish për të marrë akreditimet e nevojshme.

Për më shumë informacione rreth procesit dhe aplikimit për vëzhgues, qytetarët mund të kontaktojnë KQZ-në:

Ky raund i zgjedhjeve do të jetë vendimtar për përcaktimin e udhëheqjes lokale në disa komuna, ndërsa KQZ ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së shoqërisë civile dhe vëzhguesve për të garantuar transparencë dhe korrektësi në procesin zgjedhor.