LVV
PDK
LDK
AAK

Konjufca në Mohlan të Suharekës: Sovranitet dhe mirëqenie, motoja e qeverisjes Kurti

para 28 dite

Kandidati për deputetë i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Glauk Konjufca, së bashku me kandidatët Albena Reshitaj dhe Salih Zyba, zhvilluan sot një takim me banorët e fshatit Mohlan në komunën e Suharekës.

Konjufca në Mohlan të Suharekës: Sovranitet dhe mirëqenie, motoja e qeverisjes Kurti

Gjatë këtij takimi, Konjufca theksoi se qeverisja Kurti, që nga viti 2021, ka pasur si moto kryesore sovranitetin dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Nëse bëjmë një bilanc të qeverisjes Kurti, motoja është sovranitet dhe mirëqenie. Sovranitet, sepse rendi dhe ligji duhet të shtrihen në të gjithë territorin e Kosovës. Mirëqenie, sepse paratë nga rritja e buxhetit të Kosovës duhet të kthehen në xhepat e qytetarëve”, u shpreh Konjufca.

Duke falënderuar për pritjen e ngrohtë, Konjufca theksoi se këto takime me qytetarët janë shumë të rëndësishme për të diskutuar për punët e bëra dhe për ato që mbeten për t’u realizuar në mandatin e ardhshëm.

“Në Mohlan, cep më cep Suharekës e Kosovës, po vazhdojmë takimet me qytetarë për të diskutuar për punët që i kemi kryer dhe ato që na presin në mandatin e ri qeverisës. Mirënjohje e thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe mikpritjen e ngrohtë cep më cep vendit. Vazhdojmë bashkë për numrin 118!”, shtoi ai.

Vizita e Konjufcës në Mohlan është pjesë e fushatës zgjedhore të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, ku partia po promovon arritjet e qeverisjes së deritashme dhe po premton realizimin e projekteve të reja për të mirën e qytetarëve.

Etiketat

Ofertat e fundit