Në Këshillin Qendror Zgjedhor ka aplikuar për koalicioni edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës së bashku me PSD-në.
Informacionin e ka bërë të ditur vetë kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj.
Ndryshe, një koalicion para tyre është dorëzuar nga koalicioni VAKAT, që përbëhet nga boshnjakët.
Në anën tjetër kanë mbetur edhe pak orë deri në skadimin e afatit për aplikim të koalicioneve.