Me 89 vota pro, një kundër e dy abstenime sot është shpërnda Kuvendi i Kosovës, për t’i hapur rrugë një legjislature të re.

Kundër shpërbërjes së Kuvendit ishte deputeti i Nismës, Milaim Zeka, derisa abstenuan deputetët e PDK-së, Zenun Pajaziti e Ganimtete Musliu.

Kjo mësohet nga publikimi i listës së votave nga faqja zyrtare e Kuvendit të Kosovës.

Kujtojmë se të pranishëm në sallën e Kuvendit ishin 106 deputetë, ndërkaq, me 89 vota për, një kundër dhe dy abstenime, Kuvendi vendosi për shpërndarjen e Legjislaturës së gjashtë (6) të Kuvendit të Republikës së Kosovës.