Ish-deputeti i Kuvendit, Korab Sejdiu, sërish ka kërkuar koalicion mes LDK-së dhe VV-së.

Teksa e ka komentuar rrëzimin e Kuvendit, Sejdiu ka thënë se “ekziston tani një moment jetik për të kthyer Kosovën në binarë, dhe për ta shpëtuar atë nga drejtimi i zhbërjes që ia ka dhënë kryesisht PAN-i”.

Ai ka shtuar se bashkimi i dy forcave kryesore politike shqiptare në vend, edhe pse jo i përkryer, është formula më e mirë për të shpëtuar vendin përmes një shumice bindëse në Kuvend dhe një qeverie stabile, të aftë dhe të guximshme.

https://www.facebook.com/korab.r.sejdiu/posts/10157583349216660

Kur ndodhë diçka shumë e keqe (ndonjë tragjedi), populli zakonisht thotë “mos raftë me u harru”. Me përfundimin e mandatit të kësaj legjislature, e me të edhe kapitulimin e qeverisë së Vuqiqit në Kosovë, besoj që është mirë të thuhet “mos raftë me u harru kjo legjislaturë e qeveri”.

Fatmirësisht, ekziston tani një moment jetik për të kthyer Kosovën në binarë, dhe për ta shpëtuar atë nga drejtimi i zhbërjes që ia ka dhënë kryesisht PAN-i. LDK dhe LVV duhet të tejkalojnë të menduarit tipik partiak, dhe të veprojnë për Kosovën. Përkundër investimeve nga forcat e errëta (nga jashtë e nga brenda këtyre partive), e mira e përgjithshme e vendit na detyron që të bëjmë presion tek ato që bashkërisht të sigurojnë fitoren e madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj. Bashkimi i dy forcave kryesore politike shqiptare në vend, edhe pse jo i përkryer, është formula më e mirë për të shpëtuar vendin përmes një shumice bindëse në Kuvend dhe një qeverie stabile, të aftë dhe të guximshme.

Le të garojmë bashkë për shpëtim!
#ZgjedhjetJanëZgjidhje #LDKdheVVbashkë #LDK #VV