Zyrtari i partisë NISMA Socialdemokrate, Jakup Krasniqi gjatë një interviste kishte thënë se zgjedhje po bëhen plot, e ndryshme asnjëherë.
Krasniqi gjatë intervistës ceku faktin që prej vitit 2008 kur edhe jemi pavarësuar, asnjë legjislaturë e zgjedhur nuk ka përfunduar afatin e saj kushtetues, duke sjellë kështu gjithmonë zgjedhje të parakohshme, shkruan rtv21.tv.
Sipas tij përkundër të gjitha këtyre zgjedhjeve, ndryshimet nuk kanë ekzistuar, prandaj ai shton se është e rëndësishme të vetëdijesohet qytetari që të adresojë votën e vet aty ku beson se do të jetë ndryshimi.
Krasniqi beson se qytetari duhet të zgjedhë programin më të mirë të ndonjë subjekti politik, e në rast të mos përmbushjes së këtij programi siç ka ndodhur në të kaluarën, atëherë subjekti në fjalë të dënohet me votë, dhe mos t’i besohet më