Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Besa Ismaili ka dhënë një intervistë ekskluzive për gazetën “Zëri”.

Ismaili ka thënë se me largimin nga institucionet publike dhe partia të zyrtarëve me aktakuza, Kadri Veseli ka dhënë shembull për luftimin e korrupsionit. Me këtë sipas saj, Veseli meriton të jetë kryeministër i ardhshëm dhe duhet t’i besohet se do ta luftojë korrupsionin.

“Mendoj që shembull vetanak për luftimin e korrupsionit, ka dhënë kryeministri i ardhshëm, Kadri Veseli, me vet pastrimin e oborrit të tij partiak, dhe ky është një shembull i mirë kur njerëzit me veprimet e tyre dhe fjalët i përcjellin me shembullin vetanak. Ndërsa këtë nuk e kemi parë tek partitë e tjera dhe nëse ata nuk kanë filluar me këto veprime brenda partisë, nuk mund ti besojmë se do të mund ta bënin jashtë”, u shpreh ajo, transmeton “Zeri.info”.

Sipas tij, Veseli e ka guximin e lidershipin për ta luftuar korrupsionin.

“Natyrisht lufta kundër korrupsionit do guxim, do lidership por edhe meriton përkrahje dhe mendoj se PDK-ja gjithnjë e më shumë po e merr këtë përkrahje”, shtoi ajo./ZERI/