Partisë Demokratike të Kadri Veselit i është bashkuar sot edhe ish-komandanti i UÇK’së, Zenel Zekolli.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vetë Veseli përmes një njoftimi në profilin e tij zyrtar.

Veseli thotë se bashkë kanë qenë në luftë kundër pushtuesit dhe bashkë do të jenë edhe në luftën kundër korrupsionit.

Njoftimi i plotë:

Ish-komandanti i UÇK-së, Zenel Zekolli, pas luftës edhe nënkolonel i TMK-së, iu bashkua familjes sonë politike.

Zeneli është njeri i dëshmuar, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, që ka dhënë kontribut të çmuar për vendin tonë.

Ishim bashkë në luftën kundër pushtuesit. Jemi bashkë edhe në luftën kundër korrupsionit.