Edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Këtë e ka konfirmuar vetë Veseli përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ku Veseli, Sadik Halitjaha i ka uruar mirëseardhje dhe ka apeluar të qytetarët qe të bashkohën më PDK-në për një të ardhme më të mirë.
“Partisë Demokratike të Kosovës iu bashkua edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha, i cili është ish-anëtar i Kryesisë dhe Këshillit Drejtues të AAK-së. Mirë se erdhe në familjen tonë, Sadik! Bashkohuni me mua për ndërtimin e një të ardhme më të mirë! #PDK112”, ka shkruar Veseli.
Ditë më parë PDK-së i është bashkuar edhe njëri ndër komandantët e Koshares, Hisen Berisha.