Hoxhaj: Tubim madhështor në Ferizaj! Fitorja e PDK-së është AFËR!
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video nga hapja e fushatës zgjedhore të këtij subjekti politik në Ferizaj.
Hoxhaj, i entuziazmuar nga pjesëmarrja e madhe, ka shkruar në llogarinë e tij: “Tubim madhështor në Ferizaj! Fitorja e PDK-së është AFËR!”
Në këtë video shihen qindra mbështetës të PDK-së të mbledhur në një sallë të madhe, duke brohoritur slogane në përkrahje të partisë dhe të kandidatëve të saj.
Sipas Hoxhajt PDK-ja është gati të hyjë në garën zgjedhore me një energji të madhe. Pjesëmarrja e masive e mbështetësve të partisë tregon se PDK-ja ka një bazë të fortë elektorale dhe se aspiron të fitojë një numër të madh të mandateve në zgjedhjet e ardhshme.