Hoxhaj: Sot, numri 4 bëhet simbol i bashkimit dhe progresit për qytetarët e Suharekës

para 40 dite

Suhareka, qyteti me simbolin 04, ka një identitet të fortë dhe një histori të pasur. Sot, numri 4 merr një domethënie të re, duke u bërë simbol i bashkimit dhe progresit për qytetarët e Suharekës.

Hoxhaj: Sot, numri 4 bëhet simbol i bashkimit dhe progresit për qytetarët e Suharekës

Gjatë një vizite në fabrikën e tekstilit “ArtaTex” në Mushtisht, kandidati i PDK-së për deputet, Enver Hoxhaj, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe punës së palodhur për të çuar përpara zhvillimin e komunës.

“Me këtë ekip fantastik dhe me këtë energji të jashtëzakonshme, me numrin tonë të përbashkët 4, do të vazhdojmë të forcojmë ekonominë dhe të promovojmë Suharekën si histori suksesi,” shkroi Hoxhaj në llogarinë e tij në rrjetet sociale.

Vizita në “ArtaTex” shërbeu si një shembull konkret i potencialit të Suharekës për të qenë një qendër e rëndësishme industriale dhe ekonomike. Fabrika, e cila kombinon me sukses traditën me inovacionin, është një dëshmi e punës së palodhur të sipërmarrësve dhe punëtorëve të vendit.

Hoxhaj, së bashku me PDK-në, premton të punojë për të krijuar një mjedis më të mirë për biznesin, të inkurajojë investimet dhe të krijojë vende të reja të punës.

Etiketat

Ofertat e fundit