Nënkryetari i PDK-së dhe njëherit kandidati për deputetë, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në Komunën e Suharekës.
Veç tjerash Hoxhaj ka vizituar edhe degën e PDK-së në Suharekë ku me kryetarin e kësaj dege, Ramë Vataj, kryetarë të nëndegëve dhe anëtarë të kryesisë kanë tregur përkushtim për zgjedhjet e parakohshme.
“Takim i mirëfilltë me kryetarët e nëndegëve të PDK-së në Therandë. Me entuziazëm e përkushtim po hyjmë në këto zgjedhje dhe me bindje të plotë e them se jemi gati për fitoren e madhe të PDK-së me 6 tetor” ka njoftuar Hoxhaj.
