Hoxhaj: Mbështetje e fortë në Prizren dhe Suharekë, bashkë për një të ardhme më të mirë!
para 30 dite
Mbështetje e fuqishme dhe entuziazëm i jashtëzakonshëm në lagjet “2 Korriku” dhe “Bajram Curri” të Prizrenit, si dhe në Gjinoc të Suharekës!
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka shprehur kënaqësinë e tij të thellë për mbështetjen e fuqishme dhe entuziazmin e jashtëzakonshëm që po shijon në disa nga zonat më të rëndësishme të vendit.
Në një postim në rrjetet sociale, Hoxhaj ka theksuar veçanërisht mbështetjen e madhe që po merr në lagjet “2 Korriku” dhe “Bajram Curri” të Prizrenit, si dhe në Komunën e Suharekës në Gjinoci.
“Faleminderit për besimin dhe mbështetjen tuaj të palëkundur!”, ka shkruar Hoxhaj, duke shtuar se bashkë me qytetarët po ndërtojnë një të ardhme më të mirë për vendin.