Haradinaj premton ngritjen e buxhetit për mbrojtje në 4 për qind

28.01.2025

Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Forumi Intelektual E 30-Ideal mbajti një tubim elektoral në Istog, ku kryesoi me fjalim kandidati për kryeministër dhe kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj premton ngritjen e buxhetit për mbrojtje në 4 për qind

Haradinaj, duke iu drejtuar përkrahësve të tij, prezantoi plan-programin qeverisës të koalicionit, duke theksuar si një nga prioritetet kryesore dyfishimin e pagave në Kosovë. “Nëse janë 700 sot, ato kanë me qenë 1400”, deklaroi Haradinaj, duke u zotuar për një përmirësim të ndjeshëm të nivelit të jetesës së qytetarëve.

Krahas dyfishimit të pagave, Haradinaj theksoi edhe rëndësinë e anëtarësimit në NATO, si dhe ngritjen e buxhetit për mbrojtje në 4% të bruto produktit vendor. Sipas tij, këto masa do të forcojnë sigurinë e vendit dhe do të përmirësojnë pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare.

Etiketat

Ofertat e fundit